Uddevalla shtrihet në bregdetin perëndimor të Suedisë. Aty jetojnë rreth 50.000 banorë(e gjithë komuna). Qyteti është i vogël por i përshtatshëm për banim, në aspektin ekonomik, pasiqë këtu ka industri dhe tregëti të zhvilluar. Në këte qytet jetojnë rreth 130 familje shqiptare, kryesisht nga Kosova, të ardhur më 1992. Shqiptarët kontribojnë këte qytet me parasegjithash punë. Pra shumica e shqiptarëve në këte qytet ( rreth 95%, si burra si gra) janë të punësuar dhe në këte mënyrë ata e rrisin imazhin e vetë. Shqiptarët janë aq shumë të angazhuar pas punës së vetë saqë është hapur zëri të punëdhënësit e këtushëm që ata janë njëherit edhe punëtorët më të zellshëm në vendet e tyre të punës. Kjo është dukuri e mirë pasiqë të kërkosh punë në të ardhmen dhe të tregosh se je shqiptar do të rriten shansat për një punësim më të lehtë dhe më të shpejtë. Mjerishtë, ndër këta punëtorë ka edhe asosh që kanë kualifikime më të larta se punën që e bëjnë, si psh. Flamur Kumnova është me profesion Farmacist i diplomuar por punon në një fabrikë të rëndomtë për prodhimet e pjesëve reservë të automobilit "SAAB", pastaj Shpend Rukiqi ka kryer studimet master(magister) ne universitetin e Göteborg-ut ne lëminë e kimisë dhe matematikës per tre vite. Shpendi ka kualifikim edhe për të ligjeruar në gjimnaz (gymnasie lärare). Njëherit ka të shkruar dhe mbrojtur temën e Magjistratures prej afersishtë 60 faqesh "Multietniska skolor i Kosova" duke pasqyruar historinë e kombit shqiptarë që nga koha e Ilirëve. Ne anën tjetër ka qenë edhe bashkpunetor i universitetit te Göteborg-ut në hartimin e një kursi universitar që do të mësohet nga të gjithë studentët e ardhshëm të degës së matematikës. Pos kësaj Sh. Rukiqi është edhe udhëheqës "lagledare" ne Västerskolan. Agron Sapunxhiu është teknik kompjuterësh por punon në "Uddevalla Taxi" si vozitës dhe njëherit pronar. Basri Haliti është profesor por punon në një punëtori, gjërsa Muhamet Haliti është udhëheqës i një reparti të vogël në fabrikën e njohur të Volvos që momentalisht quhet "Pininfarina" dhe prodhon modelin luksoz Volvo C 70 e tje. Një numër i madhë i bashkëatëdhetarëve tanë punojnë në ndërrmarjen publike "Omnibus" si vozitës të autobusëve lokal. Ka edhe një numër përsonash të shkollimit të lartë në këte qytet por ata nuk janë në marrëdhënie pune, tani për tani. Shqiptarët këtu janë të angazhuar edhe në jetën kulturore dhe sidomos sportive. Shumica e sportistëve janë të inkuadruar në futboll, disa prej tyre që deri më tani kanë fascinuar trajnerët dhe publikun e këtushëm janë Petrit Zhubi,  Liridon Kalludra, dhe Jeton Krasniqi. Ky i fundit merr pjesë në formacionin shtetror të Suedisë në futboll për të rinjët. Në jetën kulturore e kemi të veçuar Rrustem Bujupin, piktor i çmuar me expozita të shumta në këte qytet dhe më gjërë. Në vitet e nëntëdhjeta, shqiptarët kanë qenë mjaftë të organizuar në aspektin kulturor. Më parë ka pasur shoqata kulturore dhe në to janë organizuar manifestime të ndryshme. Kemi pasur muzikë popullore dhe argëtuese shqipe, vallëzime, mbledhi dhe festa me rastin e datave të ndryshme kombëtare. Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më, 17 shkurt 2008, bashkatdhetarët tanë në qytetin Uddevalla kanë dalur me automjete dhe kanë shetitur nëpër rrugët e qytetit, gjërsa në qendër të qytetit ka pasur valle dhe këngë. Gëzimi ka qenë i madh gjatë festimit të kësaj date historike.


eXTReMe Tracker